Ekonomi

Buxheti bën hapa mbrapa: Në prill më pak të ardhura, më shumë shpenzime

Përkeqësohet performanca e Buxhetit të Shtetit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se mbledhja e dobët e të ardhurave nuk shihej që prej vitit 2013. 

Sipas Ministrisë, në muajin prill u mblodhën afërisht 28.9 miliardë lekë nga 30.7 miliardë lekë  që u mblodhën në vitin 2013.

Mungesa e parave në arkën e shtetit ka ardhur si pasojë e masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19 që pasoi me mbyllje biznesesh, largime nga puna që pasuan me bonuse financiare dhe pagë lufte dhe shtyrje apo falje të një sërë taksave.

Një pjesë e parave të munguara nga TVSH në arkën e shtetit ka ardhur edhe si pasojë e e rënies së importeve dhe konsumit. 

Në të njëjtën kohë në muajin prill shpenzimet rezultojnë gjithashtu me rekord historik në tetë vjetë.

Gjatë prillit kanë dalë nga  arka e shtetit afërsisht 41.7 miliardë lekë, krahasimisht me Prill 2013 regjistrohen 2,1 mld lekë më shumë ose 39.6 miliardë leka gjithsej. ©Gazeta “Si”

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë