Politike

Bushka nën hetim nga SPAK, Berisha: E kam denoncuar me dhjetëra herë, propozoi t’i shtohet 500 milionë lekë djegësit të Tiranës

Nga Gazeta ‘Si’ – Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar marrjen nën hetim nga SPAK të deputetes së PS-së, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Erion Veliajt, i cili u arrestua ditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK.

Berisha u shpreh se Klotilda Bushka, vitin e kaluar, ka propozuar “me amendament oral që të shtoheshin 500 mln lekë për inceneratorin e Tiranës.”

E kam denoncuar unë para, e kam denoncuar me dhjetëra herë unë. A e dini çfarë është kjo Bushka ju? Kjo ngrihet vitin e kaluar në Parlament, në një rast historik, propozon t’i shtohet 500 mln lekë djegësit të Tiranës. Por Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ta dorëzojë amendamentin ta miratojë Ministria e Financave, kurse zonja ky quhet “amendament oral”. Nuk lejohet 1 qindarkë të propozojë Kuvendit pa fjalën e Ministrisë se Financave. Janë grahmat e fundit të këtij Kuvendi”, tha Berisha.

Deputetja e PS, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, reagoi ditën e sotme lidhur me hetimet ndaj saj duke u shprehur se çdo sqarim do të japë aty ku duhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë