Kombetarja

Bushi shpall listën e Shpresave, risi në prapavijë dhe lojtarë nga Kombëtarja A

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e 12 dhe 16 nëntorit, përkatësisht ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Në këtë listë bie në sy prania e shumë lojtarëve nga kampionati ynë, ndërsa risitë janë në prapavijë. Të tre portierët janë nga kampionati shqiptar, ku Tafasit dhe Laroshit këtë herë u është bashkuar edhe “gardiani” i Egnatias, Bruno Puja.

Për mbrojtjen trajneri Bushi ka grumbulluar Masimiljano Dodën, i cili luan me Palermon në Itali, dhe Adrian Bajramin, që është pjesë e Benfikës U-23. Jashtë listës kanë mbetur Nikqi dhe Prengaj. Nga Kombëtarja A janë marrë lojtarë, si Ramen Çepele, Mario Mitaj dhe Ernest Muçi.

Shqipëria U-21 mban vendin e dytë në Grupin G të eliminatoreve të Europianit. Kuqezinjtë e vegjël kanë 9 pikë pas 4 ndeshjesh dhe përpara kanë vetëm Çekinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë