Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, shpalli sot listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet me Anglinë dhe Kosovën. Janë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit 2023, që zhvillohen më 7 dhe 13 qershor.
Bushi ka grumbulluar 22 lojtarë. Janë emrat e zakonshëm të ndeshjeve të fundit. Nga kampionati shqiptar janë në listë 8 lojtarë, të tjerët aktivizohen në kampionate të huaja.

Kombëtarja U-21 e nis grumbullimin më 31 maj në Durrës. Bushi ka kohë mjaftueshëm në dispozicion. Më 5 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Anglisë, ku më 7 qershor do ndeshen me ekipin vendës.
Ndeshja e fundit është ajo me Kosovën, më 13 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena”. Shqipëria bën pjesë në Grupin G, bashkë me Anglinë, Çekinë, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.
Skuadra e drejtuar nga Bushi mban vendin e 4-t në grup. Ajo ka grumbulluar vetëm 9 pikë në ndeshjet e deritanishme. Disa nga lojtarët e listës së Bushit u stërvitën me Kombëtaren A ditët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




