Futboll

Bushi – ‘Pres mbështetje masive ndaj Gjermanisë në Elbasan’

Nga Gazeta Si – Pas Sylvinho-s edhe Bushi shpalli sot listën për miqësoret e rradhës që Shqipëri U21 do të zhvillojë muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë e vegjël e fillojnë grumbullimin të dielën dhe seancën e parë do ta zhvillojnë pasdite në Shtëpinë e Futbollit.

Dy debutues ka grumbulluar Alban Bushi për sfidat ndaj Gjermanisë (më 5 shtator, ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”) dhe Zvicrës (më 8 shtator, ora 18:30, në stadiumin “Brügglifeld”) në Aarau.

Pas paraqitjeve pozitive me kombëtaret e moshave, Adi Kurti (mbrojtës i Veronës) dhe Alain Taho (portier i Inter) që së fundi fitoi edhe Kupën e Italisë për të rinjtë, do të jenë në dispozicion të Bushit.

Në ndryshim nga Sylvinho, traineri i Shqipërisë U21, ka thirru lojtarë jo vetëm nga Kategoria Superiore por edhe Kategoria e Parë.

Në konferencën për mediat, traineri i kuqezinjve të vegjël vlerësoi rëndësinë e dy miqësoreve të rradhës dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë