Treg

Bursat nën presion, shkak tarifat SHBA-Kinë. Jeni merr tatëpjetën

Rritja e re e tensioneve të raporteve tregtare mes SHBA dhe Kinës ( me Pekinin që i përgjigjet kërcënimeve të Trump mbi tarifat duke lënë jenin të bjerë e duke u përpjekur të kufizojë importet e produkteve bujqësore nga SHBA ) bëri që bursat të lëshojnë sinjalin e kuq të emergjencës (tashmë me një rënie -3,2% javën e kaluar, në indeksin Stoxx600), ndërsa blerjet bënë që Jeni kinez të bjerë në maksimumin e dy viteve kundrejt euros dhe kundrejt dollarit, rënie maksimale që prej pranverës të 2018-ës.

Në vazhdën e performancës së rëndë të bursave aziatike (Nikkei në Tokio, -1,7%, ndërsa Hong Kong dhe Seul bien me më shumë se 2%), listat e aksioneve europiane shënuan humbje në minutat e para të çeljes të hënën me më shumë se një pikë përqindjeje: Piazza Affari ka rënë me gjysmë pikë përqindjeje, por Londra është shfaqur më keq duke ndikuar edhe problemet e brendshme.

Ndër emrat e mëdhenj në listën Milaneze, e mbajnë shërbimet (Enel) dhe Finecobank. Shitjet, nga ana tjetër, goditën Moncler dhe grupet industriale më të ndjeshme ndaj efekteve të luftës tregtare siç janë Stmicroelectronic dhe Cnh Industrial. Në nivelin europian, stoqet në sektorin e minierave ranë ndjeshëm, ashtu si edhe teknologjia dhe shitësit me pakicë.

Këmbimi i Jenit me Dollarin në minimumin e 11 viteve

Investitorët shesin aksionet nën frikën e luftës tregtare kundër Pekinit të dëshiruar nga Uashingtoni. Në lidhje me këtë temë, një sinjal shqetësues vjen nga shkëmbimi dollar-jen. Monedha amerikane është rritur në nivelin e mbi 7 jen. Niveli nuk ka ndonjë vlerë domethënëse në këndvështrimin makroekonomik (edhe pse është maksimumi i arritur që nga 2008), por është shumë relevant nën aspektin psikologjik.
Tregon se Kina ka nisur të reagojë me forcë përballë veprimeve të presidentit amerikan Donald Trump.

Banka qendrore kineze ka lejuar të zhvlerësojë monedhën e vendit për të lëshuar një sinjal preçiz. Pasi që Trump ka deklaruar tarifat e reja mbi importet e Vendit të Draguas, zhvlerësimi krijon probleme të mëtejshme në tregtinë globale. Përfshirë ndërmarrjet amerikane. Jeni i dobët, në fakt, bën më të leverdisshme të blesh produkte “Made in China”, ndërsa intimidon eksportet drejt gjigandit aziatik. Duhet nënvizuar, megjithatë, që të njëjtat ndërmarrje kineze mund të kenë ndikim negativ. Shumë prej tyre kanë borxhe në dollarë dhe forcimi i këtij të fundit krijon probleme të ndryshme për to. Jo vetëm kaq. Një deflacion shumë i fortë i jenit kinez do të rriste rrezikun e daljeve të kapitalit nga vendi.

Në tregun valutor, euro/dollar këmbehet me 1,1120 (nga 1,1101) por bëhet fjalë për monedhat rifugio (monedhat që edhe në periudha të shqetësuara ekonomiko-politike ruajnë vlerën e tyre) dhe është pikërisht rënia e jenit kinez që tërheq vëmendjen dhe ngjall shqetësimin: jeni këmbehet me 106,01 dollarë (106,6 të premten momentin e mbylljes së tregjeve europiane) dhe me 117,89 euro (nga 118,36).

Sjellja e monedhës japoneze kontribuoi në rënien e Bursës së Tokios. Çmimi i naftës ka rënë nën 55 dollarë për fuçi në referencë me 61 dollarë të Brent në tetor.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë