Ndërkohë që të gjitha tregjet botërore po bien, pyetja e madhe për Donald Trump është se sa dhimbje do të lejojë ai për të vërtetuar teorinë e tij mbi tarifat.
Trump tha se është i gatshëm për negociata me liderët botërorë, ndërkohë që luante golf në pronën e tij në Florida. Trump tha se ka folur me shumë shtete dhe se ato janë sjellë “mirë”.
Por kur Trump u kthye në Washington ai pa se tregu i aksioneve ishte rrëzuar, në Wall Street dhe Tokio.
“ S’ju them dot cfarë do të ndodhë me aksionet, por mund t’ju them se vendi jonë është fuqizuar shumë. Unë nuk dua të ketë luhatje, por ndonjëherë duhet të marrim ilace që të rikuperohemi”, tha Trump.
Mëngjesin e së hënës, Dow Jones humbi 1.500 pikë, ndërsa S&P 500 ra me 6%. Indeksi i Nasdaq ra me 22%. Indeksi europian Stoxx 600 ra me 6%.
Çmimet e naftës vendosën një rekord të ri të ulët. Nafta e Teksasit po shitet me 59 dollarë/ fuçi. Bitcoin rrëshqiti poshtë vlerës së 80 mijë dollarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.