Ekonomi

Bursat europiane në territor negativ, Banka e Anglisë dhe e Zvicrës vijojnë me rritje të interesit bazë

Bursa europiane e aksioneve shënoi rënie me 2% mëngjesin e të enjtes, pasi banka Federale në SHBA tha se nuk do të lehtësojë ende normat e interesit.

Rënia me 2% shkaktoi humbje të mëdha në të gjitha sektorët dhe vetë bursa kaloi në territorin e të kuqes.

E njëjta gjë ndodhi edhe me tregjet në SHBA dhe Azi, pasi Fed sinjalizoi se normat do të vijojnë të jenë të larta edhe për vitin 2023.

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, tha se ndonëse inflacioni po ulet, nuk është ende momenti për të lehtësuar politikën monetare, sipas CNBC.

E enjtja e 15 dhjetorit është ditë e madhe për bankat qendrore në Europë pasi priten vendimet e Bankës së Anglisë, Zvicrës dhe Europiane. Dy të parat sapo kanë rritur me 0.5% normat e interesit. Banka e Anglisë po përballet me një ekonomi të ngadalësuar, inflacion të lartë dhe një treg jashtëzakonisht të ngushtë pune. Ndërsa ajo e Zvicrës kërkon të mos përhapë më tej presionet inflacioniste.

Vendimi i Bankës Qendrore Europiane nuk është marrë ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë