Biznes

Bursa Shqiptare e Energjisë ka rihapur tenderin për Platformën elektronike të tregtimit të saj

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka hapur tenderin “Platforma Elektronike e Tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda së njëjtës Ditë, Infrastruktura dhe Shërbimet e Kërkuara për Operimin e Tregut të Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë”, me një fond limit prej 225 milionë lekësh.

Kjo procedurë po hapet për së dyti, pasi herën e parë dështoi nga mospërputhja e standardeve nga operatorët e interesuar.

Procesi që u pezullua ngadalësoi edhe mundësinë  e hapjes së kësaj platforme elektronike, e cila ishte planifikuar të hapej në tremujorin e tretë.

Kushtet dhe synimet janë të njëjtat me procedurën e parë.

Ofruesit e Shërbimit duhet që shërbimet e tyre ndaj ALPEX t’i bazojnë në përdorimin e sistemit të ankandit të tregtimit për ditën në avancë dhe algoritmin e përputhjes korresponduese bazuar në një konfigurim të pajtueshëm të SDAC, pajtueshmëri me sistemin e tregtimit të vazhdueshëm brenda të njëjtës ditë SIDC/XBID dhe algoritmin e përputhjes korresponduese, një sistem të rakordimit dhe likuidimit financiar, si dhe në një mjet të teknologjisë së informacionit në lidhje me menaxhimin e riskut për rakordimin dhe likuidimin financiar, si dhe gjithashtu ofrimin e mbështetjes në lidhje me të dhënat e ndërfaqeve të kërkuara me TSO-të për të patur një zhvillim normal të operacioneve ditore të tregut të organizuar të ALPEX” thuhet në dokumentet e tenderit.

Me qëllim plotësimin e objektivit të Bursës në dokumente specifikohet se, oferta duhet të përfshijë çmimin përmbledhës për sistemet e tregtimit: a) Sistemi i ankandit të tregtimit për ditën në avancë dhe algoritmin e përputhjes korresponduese; b) Sistemi i tregtimit të vazhdueshëm brenda të njëjtës ditë dhe algoritmin e përputhjes korresponduese; c) Sistemi i rakordimit dhe likuidimit financiar; d)Sistemi i menaxhimit të riskut; e) Ndërfaqja me TSO-të në lidhje me nominimet

ALPEX do të jetë pala qendrore për ofruesit dhe blerësit e energjisë në treg, duke kryer dhe funksionin e rakordim-faturimit dhe likuidimit financiar (clearing house) të të gjitha detyrimeve që do lindin nga ankandet e bursës së energjisë.

Në rastin e Shqipërisë, një ndër mekanizmat financiarë që do të nxisë tregtimin në bursë, i përcaktuar qartë në modelin e tregut, është Kontrata për Diferencë (CfD), që do të përdoret si një masë e përkohshme, e cila do të lejojë lëvizjen e vëllimeve nga marrëveshjet dypalëshe kontraktuale në ALPEX, të cilat më tej do të jenë pjesë e tregut.

Aksionerët e ALPEX janë Operatorët e Sistemeve të Transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët më 5 tetor 2020 nënshkruar edhe një marrëveshje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë