Ka ndodhur

Burri masakron me thikë gruan në Elbasan, arrestohet nga policia

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e tyre në lagjen “Dyli Haxhire”.

Autori është identifikuar si Elmas Alija, 50 vjeç ndërsa e plagosura është Shkëlqime Alija.

Pas krimit, Elmas Alija është vendosur në prangat e policisë dhe në momentin e arrestimit, raportohet se s’ka bërë rezistencë.

Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë