Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv.
Ata kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mos shkojnë në spital.
Në nje video tregohet shembulli i një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar nuk është infektuar nga koronavirusi.
“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pa vaksinuar u sëmura rënda”, u shpreh pacientja.
Gushti është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.
Ndërkaq prania e variantit Delta është duke rritur rastet e reja të infeksionit me shpejtësi. Dje është shënuar një numër i lartë rastesh të reja, rreth 220 qytetarë. Deri më tani 1.280.239 qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.