Ka ndodhur

Burri i djeg shtëpinë ish-gruas në Vlorë pas divorcit. Merr flakë edhe banesa ngjitur

Gazeta Si – Një burrë i ka djegur shtëpinë ish-gruas së tij në fshatin Llakatund të Vlorës, ku nga flakët është djegur dhe banesa ngjitur.

Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda banesave.

Pasi janë divorcuar, Haki Bajrami ka shkuar gjatë mbrëmjes së të premtes dhe i ka vendosur flakën shtëpisë së ish-gruas së tij, Lutfije Fanaj.

Ish-dhëndri nga Kosova ka dhunuar anëtarët e familjes së bashkëshortes dhe më pas i ka vënë flakën njërës prej dhomave.

Ngjarja ka ndodhur në qëndër të fshatit Llakatund të Bashkisë së Vlorës, ku së bashku me shtëpinë e Lutfie Fanajt, ka marrë flakë dhe një tjetër banesë që ka qënë ngjitur me të.

Zjarrëfikësit kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve, nga të cilat ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarët që janë të komunitetit Rom.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit, fqinj me familjen Fanaj.

Fqinjët thonë se ish-dhëndri kërcënonte ish-gruan, sepse kishte ikur me djalin, e madje pak para se të digjte shtëpinë e tyre, i ka mbyllur brenda i ndihmuar edhe nga shoku i tij dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë.

Ledion Bilo, 14-vjeç, tregoi se njerku i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës.

I mituri tregoi për mediat se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndarë dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë