Drejtësia

“Burri dogji gruan”, Basha: PD, hapa ligjore për mbrojtjen e grave

Mëngjesin e të enjtes, një 72-vjeçar ka djegur me benzinë gruan e tij. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i moshuari është arrestuar.

Disa orë pas ngjarjes, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi në Twitter se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave.

”Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë…

…sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë