Ka ndodhur

Burrel, përplasen dy automjete, lëndohen gjashtë persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ish Agjencia” në Burrel.

A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues L.K., 36 vjeç, dhe për pasojë u lënduan dy shoferët dhe katër pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital , për të marrë ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë