Ka ndodhur

Burrel/ Arrestohet 27-vjeçarja, shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion

Një 27-vjeçare është arrestuar në Mat, pasi akuzohet se shfrytëzonte motrën e saj të mitur për prostitucion pë qëllime përfitimi.

Policia thotë se u ndalua shtetasja  H.C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi dyshohet se në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U.C., të arrestuar më parë), ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë