Ka ndodhur

Burrel, 14-vjeçari plagos me thikë adoleshentin pas një sherri

Gazeta Si- Një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë këtë të hënë në Burrel në fshatin Zenisht. Policia thotë se rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë