Shendet

Burrat infertilë mund të zhvillojnë kancer gjiri

Burrat infertilë mund të kenë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer gjiri. Ky ka qenë një ndër rezultatet e një studimi të fundit për kancerin e gjirit tek meshkujt. 

Kanceri i gjirit tek meshkujt është më pak i zakonshëm sesa tek femrat.Sipas ekspertëve lidhja e tij me infertilitetin nuk ishte hetuar më parë. Hulumtimi i ri u publikua në revistën “Kërkime për Kancerin e Gjirit”.

Ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit , Londër (ICR) thanë se gjetjet treguan se nevojitet punë e mëtejshme, për të kuptuar shkaqet themelore të kancerit të gjirit tek meshkujt. Deri më tani shkaqet mbeten të panjohura.

“Këto janë gjetje të rëndësishme që lidhin infertilitetin me kancerin e gjirit tek meshkujt”, tha autori i studimit, Michael Jones, një shkencëtar i stafit të lartë në gjenetikë.

Ai shtoi mund të japë njohuri për shkaqet themelore të kancerit të gjirit tek meshkujt.

Të dhënat konkrete të studimit

Hulumtimi i ri nga studimi i kancerit të gjirit mashkullor “Bast Cancer Now” shqyrtoi 1998 meshkuj të sapodiagnostikuar me këtë sëmundje.
Studimi i një grupi më të madh burrash i mundësoi ekipit të tregonte një lidhje midis infertilitetit dhe rrezikut të kancerit të gjirit.

Studiuesit krahasuan drejtpërdrejt fertilitetin e meshkujve me kancer gjiri me 1,597 meshkuj pa histori të sëmundjes. Ndërsa arsyeja biologjike është e paqartë, ata zbuluan se burrat e diagnostikuar me kancer gjiri kishin më shumë gjasa të raportonin probleme të fertilitetit.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se kishte shumë më shumë burra pa fëmijë në mesin e atyre që ishin diagnostikuar me kancer gjiri.

Simon Vincent, drejtor i kërkimit, tha se shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat mund të kenë kancer të gjirit. Kjo ndodh sepse incidenca është shumë më e ulët tek burrat sesa tek gratë. 

“Zbulimi i një lidhjeje midis infertilitetit dhe kancerit të gjirit mashkullor është një hap drejt nesh për të kuptuar kancerin e gjirit mashkullor”,tha Vincent.

Ai shtoi se studimi i ri ndihmon për të gjetur më shumë mënyra për të diagnostikuar dhe trajtuar burrat, me këtë sëmundje shkatërruese.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë