Gazeta Si – Në Burkina Faso, një mjek australian 88-vjeçar, Kenneth Elliott, u lirua shtatë vjet pasi u rrëmbye nga organizata terroriste Al Kaeda.
Burri kishte qenë në vendin afrikan për më shumë se 40 vjet, ku, së bashku me gruan e tij Jocelyn, drejtonte një klinikë mjekësore në kufirin me Malin.
Në janar të vitit 2016 ata u rrëmbyen, ndërsa gruaja u lirua pas tre javësh. Për Kenneth, i cili u ribashkua me familjen e tij të enjten në mbrëmje, sprova ishte shumë më e gjatë.
“Jam shumë i kënaqur të raportoj se Dr Ken Elliott, i cili u mbajt peng në Afrikën Perëndimore për rreth shtatë vjet, është ribashkuar me familjen e tij në Australi,” tha Sekretarja e Jashtme, Penny Wong para gazetarëve në Sidnei.
Në një deklaratë, familja Elliot dëshironte të komentonte lirimin, duke falënderuar autoritetet: “Dëshirojmë t’i shprehim falënderimet tona Zotit dhe të gjithë atyre që kanë vazhduar të luten për ne. Falënderoj qeverinë australiane dhe të gjithë ata që kanë qenë i përfshirë në vitet e fundit për sigurimin e lirimit të tij. Në moshën 88-vjeçare dhe pas shumë vitesh larg nga shtëpia, Dr Elliott tani ka nevojë për kohë dhe privatësi për të pushuar dhe për të rindërtuar forcën e tij. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe simpatinë tuaj”, thuhet në deklaratën e familjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



