Drejtësia

Burg për dy të rinjtë që u kapën me 1 kg kokainë: E kishim për përdorim vetjak, jo për shitje

Gazeta Si- Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit në burg” për dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën pak ditë me parë me më shumë se 1 kilogramë kokainë në Tiranë.

Gjatë seancës ata mohuar të jenë shpërndarës të lëndëve narkotike, por deklaruan para gjykatës se drogën e kishin për përdorim vetjak.

Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e Klajdi Serjanit dhe Euxhenjo Manushit, vendosi t’i lërë ata në burg duke rrëzuar kërkesën për një masë më të lehtë.

Hetimi ndaj tyre kishte nisur para 6 muajsh. Ata ishin në ndjekje të vazhdueshme dhe përgjoheshin nga policia. Operacioni për ndalimin e tyre u krye në afërsi të kthesës së Kamzës pas një ndjekje prej disa minutash. Përveç lëndës narkotike, policia ju sekuestroi një shumë parash dhe celularët.

Klajdi Serjani është i njohur edhe për lidhjet e tij familjare, pasi është nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur i lidhur me aktivitete të paligjshme dhe i dënuar më parë për gjobëvënie. Pajtim Serjani ka shpëtuar një atentat në vitin 2015 dhe është mik i njohur i Emiljano Shullazit.

Nga ana tjetër Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi, i cili reklamon në rrjetet sociale fitimet nga dasmat shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë