Ka ndodhur

Burg për 4 punonjësit e Bashkisë së Pogradecit që vodhën furgonin me ndihma

Gazeta Si - Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.

Konkretisht bëhet fjalë për 4 punonjësit e bashkisë Pogradec: Reshit Fraholli; Raif Muçka; Bektash Xhudellari; Marsel Muçllari.

Këta katër punonjës të Bashkisë së Pogradecit shpërdoruan detyrën pasi cvodhën pako me ndihma që ishin sjellë si donacion nga shoqata në Gjermania, të angazhuar në bamirësi.

10 kamionë me ndihma erdhën nga Gjermania dhe në shenjë falenderimi më 27 gusht, në qytet u organizua “Motofest Pogradec” të cilës iu bashkuan të apasionuar pas motorëve nga disa vende të botës.

Reshit Fraholli me detyrë përgjegjës i rrugëve rurale dhe ish-kryetari i komunës se Çërravë, dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari u arrestuan të dielën e 28 gushtit nga policia, pas videove të publikuara nga mediat, ku shihen personat duke marrë ndihmat.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga motoristë gjermanë, për komunitetin e kësaj bashkie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë