Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për njeriun që terrorizoi qytetarët në ditën e zgjedhjeve në 25 prill, kur me një makinë është futur në pedonalen te sheshi “Skënderbej”.
Arben Mema, pak para se të njihej me masën e sigurisë, ka thënë se nuk ka pasur si qëllim të kryente atë veprim. Ai është justifikuar duke thënë se ka humbur kontrollin e mjetit.
“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai. 32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave”.
Pas kontrollit fizik, policia i gjeti lëndë narkotike kanabis.
Ka qenë 22-vjeçari Klodian Elqeni, ai që ka mundur ta neutralizojë Memën pa dëmtuar qytetarët, duke i kërcyer në mënyrë akrobatike me të dyja këmbët në makinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




