Drejtësia

Burg për 3 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut, lirohet vetëm berberi

Gazeta Si – Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masat e “arrestit me burg” për tre nga bashkëpunëtorët e arrestuar të Flodian Plakut në një hotel në Orikum të Vlorës.

Në burg janë lënë Julian Aliaj, Albano Lapshi dhe Ligor Doko, pronari i hotelit “Doko”, ku strehohej njëri prej vrasësve të dyshuar të Gentjan Bejtjas më 14 mars 2024, ngjarje e ndodhur në Larushk të Fushë Krujës.

Për berberin nga Shkodra, Armando Dano, gjykata caktoi caktua masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e liruar nga burgu.

Hetimet disa mujore zbuluan se personat e arrestuar i kishin siguruar Plakut kushtet e domosdoshme për të qëndruar në arrati.

Ndërsa berberi Dano vinte nga Shkodra për në hotelin ku strehohej 43-vjeçari. Forcat Operacionale ndërhynë para disa ditësh duke vënë në pranga Plakun dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në seancën ku u ka në fuqi masa e sigurisë ndaj tij, Flodian Plaku mohoi përfshirjen në vrasjen e kryer në bashkëpunim me 2 persona të tjerë aktualisht të arrestuar duke deklaruar se kishte patur një ngatërresë nga policia për shkak se kishte përdorur një mjet tip “Golf 5”. Megjithatë gjykata vendosi ta lërë në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë