Bundesliga dhe Bundesliga 2 zyrtarizuan kalendarët përkatës për sezonin 2025/26. Bayern Munich do të presë RB Leipzig në fundjavën e parë. Sezoni i 63 në Bundesliga starton më 22 Gusht 2025, ndërsa Bundesliga 2 e ngre siparin në 1 Gusht. Bundesliga dhe Bundesliga 2 përfundojnë më 16 dhe 17 Maj 2026, respektivisht për ti lënë vendin traditës së ndeshjeve play-off.

Ndeshjet e hapjes në Bundesliga dhe Bundesliga 2
Bayern Munich – RB Leipzig, 22 Gusht 20:30 CET
Schalke – Hertha Berlin, 1 Gusht 20:30 CET

Përveç sfidës Bayern-Leipzig në raundin e 1-rë, nënkampionët e fundit dhe kampionët e sezonit 2023/24, Bayer Leverkusen do ta nisë përballë Hoffenheim në shtëpi. Ndërsa Eintracht Frankfurt do të presë Werder Bremen. Hamburg do të shënojë kthimin në Borussia Mönchengladbach ndërsa kampionia e Bundesliga 2, Cologne do të udhëtojë drejt Mainz 05.

Data të rëndësishme
Bundesliga, raundi i 1-rë, 22–24 Gusht 2025
Bundesliga, raundi i 34, 16 Maj 2026
Bundesliga 2, raundi i 1-rë, 1-3 Gusht 2025
Bundesliga 2, raundi i 34, 17 Maj 2026
Play-off, ndeshjet e para: 21 & 22 Maj 2026
Play-off, ndeshjet e kthimit: 25 & 26 Maj 2026
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.