Në prag të një rinisjeje gjithnjë e më të mundshme, lojtarët e stafet teknike të 36 klubeve të Bundesliga 1 dhe 2 u janë nënshtruar të enjten e kaluar testeve të para për koronavirus, të detyrueshme për të rifilluar stërvitjet në grup. Siç raportohet nga Liga e futbollit gjermane, 10 raste infeksioni janë evidentuar dhe sinjalizuar tek autoritetet sanitare. Për të gjitha ata ka nisur karantina. Gjatë javës është parashikuar një tjetër grupim analizash.
Testet e përafruara janë parashikuar për të parandaluar, sa të jetë e mundur, që lojtarët e infektuar të stërviten me grupin tjetër të lojtarëve, duke i infektuar edhe ata. Objektivi i përgjithshëm është të garantohet kujdesi maksimal në bazë të masave të detajuara të distancimit, higjienës dhe monitorimit të vazhdueshëm. Një nga qëllimet e raundit të dytë të testeve është të reduktojë mundësinë e “negativëve falsë” që nuk mund të përjashtohen kurrë plotësisht.
Protokolli i ashpër parashikon edhe teste vullnetarë për familjet e futbollistëve. Kur të kthehen stërvitjet në grup, që kërkon autorizimin e autoriteteve lokale, dy teste në javë do të programohen me intervale të rregullt. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kanë patur qëllim të japin siguri dhe të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




