Nga Gazeta Si – Bayern Munich duket i pathyeshëm, Eintracht Frankfurt po shënon me lehtësi, Borussia Dortmund po bëhet gjithnjë e më e fortë nën drejtimin e Niko Kovac dhe një RB Leipzig i rinovuar është sërish në garë – kush do të dalë në krye kur katërshja e pare të përballet në një ditë të pabesueshme futbolli në Bundesliga?
Eintracht Frankfurt vs. Bayern Munich (e 4-ta vs. të 1-rës, 18:30 CEST)
Pas dy humbjeve rradhazi në Bundesliga, Eintracht Frankfurt u rikthye me bujë në javën e 5-të, duke shkatërruar Borussia Mönchengladbach (skuadrën e fundit në tabelë) me rezultatin 6-4.
Përfshi pjesën e parë, ku “Shqiponjat” shënuan 5 herë. Pavarësisht largimit të dy sulmuesve kryesorë, Hugo Ekitiké dhe Omar Marmoush, brenda më pak se një viti, skuadra e Dino Toppmöller duket se ka gjetur recetën për të shënuar sërish.

Frankfurt ka realizuar 17 gola në 5 ndeshjet e para të Bundesligës – një shifër e tejkaluar vetëm nga kundërshtari i rradhës, Bayern Munich.
Lojtari më i spikatur i Frankfurt këtë sezon është 19-vjeçari i përfaqësueses së Turqisë, Can Uzun. Talenti i ri ka shënuar në çdo ndeshje të Bundesligës deri tani – diçka që nuk e ka arritur as golashënuesi më i mirë i kampionatit, Harry Kane.
Nga ana tjetër, Bayern Munich duket i pathyeshëm, duke dominuar totalisht rrugëtimin e tij: maksimum pikësh, 22 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.
Prej tyre, 10 i përkasin Harry Kane, i cili me dygolëshin ndaj Werder Bremen (4-0) arriti kuotën e 100 golave për Bayern-in në vetëm 104 ndeshje – një rekord europian që më parë mbahej nga Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland (100 gola në 105 ndeshje).
Anglezit iu shtua edhe një tjetër dygolësh në mesjavë, në fitoren 5-1 kundër Pafos në Champions League.
Përtej Kane, Michael Olise, Serge Gnabry dhe në mungesën e detyruar të Jamal Musialas, blerja e re, Luis Díaz po tregohet i papërmbajtshëm.
Në mbrojtje, Jonathan Tah është përshtatur menjëherë pas transferimit nga Bayer Leverkusen, duke shtuar forcë dhe stabilitet në një prapavijë pothuajse hermetike.
Gjithashtu, Bayern do të futet në këtë përballje me moral të lartë pas fitores 4-0 ndaj Frankfurtit në takimin e fundit mes tyre në “Allianz Arena” – një triumf i qartë që i hapi rrugën titullit të 33-të kampion në Bundesliga.
Eintracht Frankfurt vs. Bayern Munich, formacionet e mundshme
Frankfurt: Santos – Collins, Koch (c), Theate, Brown – Skhiri, Chaïbi – Dōan, Uzun, Knauff – Burkardt
Trainer: Dino Toppmöller
Bayern: Neuer (c) – Laimer, Upamecano, Tah, Guerreiro – Kimmich, Goretzka – Olise, Gnabry, Díaz – Kane
Trainer: Vincent Kompany

Borussia Dortmund vs. RB Leipzig (e 2-ta vs. të 3-ës, 15.30 CEST)
Pas një fundsezoni spektakolar që i dha një vend në “top 4” – diçka që pak kush e priste – Borussia Dortmund ka vijuar aty ku e la.
Skuadra e Niko Kovač po përmirësohet nga java në javë. Ashtu si Bayern, verdhezinjtë janë ende të pamposhtur, duke humbur vetëm dy pikë në barazimin 3-3 në fushën e St. Pauli-t në javën e 1-rë.
Që prej asaj ndeshjeje, Dortmund-i nuk ka pësuar asnjë gol në kampionat, duke fituar katër takimet e radhës dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.
Me ndoshta mesfushën më të kompletuar në kampionat dhe me Serhou Guirassy në një formë të pakapërcyeshme përpara, BVB duket si një skuadër e gatshme ta shtyjë garën për titull deri në fund, edhe kundër Bayern.
RB Leipzig pati një fillim katastrofik, 6-0 ndaj Bayern në javën e 1-rë, por që atëherë është ringritur në mënyrë mbresëlënëse: katër fitore radhazi dhe vetëm një gol i pësuar.
Trajneri i ri, Ole Werner ka nisur një revolucion të vërtetë në skuadër, pasi yjet Xavi Simons, Loïs Openda dhe Benjamin Šeško u larguan verën e kaluar.
Megjithatë, afrimet e reja Yan Diomande, Johan Bakayoko dhe Rômulo kanë bërë që rikthimi të jetë i menjëhershëm, me 6 gola të ndarë mes tyre nga java e dytë deri në të pestën.
Kur këto dy skuadra u përballën për herë të fundit në Mars dhe Leipzig fitoi 2-0 në “Red Bull Arena”, me gola të Simons dhe Openda-s.
Ajo mbetet humbja e fundit e Dortmundit në Bundesliga. Herën e fundit që katër skuadrat kryesuese u përballën në të njëjtën javë të kampionatit ishte viti 2023:
Bayern mundi Freiburgun 1-0 falë një goli të jashtëzakonshëm të Matthijs de Ligt, ndërsa Dortmund mposhti Union Berlin 2-1 në “Signal Iduna Park”.
Atë sezon, Bayerni e fitoi titullin në ditën e fundit, duke lënë pas Dortmund-in vetëm falë golavarazhit. Union e mbylli në vendin e katërt, duke siguruar një vend në Champions League në dëm të Freiburg, në të pestin.
Rezultatet e kësaj fundjave mund të shërbejnë si një matës i vërtetë për potencialin e secilës skuadër – jo vetëm për “top 4”, por ndoshta edhe për titullin kampion.
Borussia Dortmund vs. RB Leipzig, formacionet e mundshme
Dortmund: Kobel – Anton, Schlotterbeck (c), Bensebaini – Couto, Sabitzer, Nmecha, Svensson – Adeyemi, Brandt – Guirassy
Trainer: Niko Kovač
Leipzig: Gulácsi – Baku, Orbán, Lukeba, Raum (c) – Ouédraogo, Seiwald, Baumgartner – Bakayoko, Rômulo, Diomande
Trainer: Ole Werner
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



