Futboll

Bundesliga, pararojë e ndryshimit të futbollit

Kur Borussia Dortmund dhe Schalke 04 dolën në fushë, menjëherë u kuptua se nuk do të ishte e njëjta gjë. Në Gjermani i quajnë Geisterspiele , ndeshje fantazmë, për të treguar mungesën e tifozëve, por tribunat bosh janë vetëm një pjesë e vogël e kompromiseve të bëra nga Bundesliga për të rifilluar. Pritshmëritë e mëdha konfirmohen nga rekordi për shikueshmërinë që u vendos në fundjavë. Nga e shtuna kur nisën edhe ndeshjet e para, 3.68 milion njerëz u ulën para televizorit në Gjermani.

Për shumë njerëz, ai që pamë nuk ishte thjesht futboll. Në këtë fundjavë të parë të Bundesligës u duk më e qartë se kurrë sa e rëndësishme është për shijimin e një ndeshje prania e tifozëve: tribunat, zhurmat apo edhe ulërimat e trajnerëve u zëvendësuan me distancimin social, trajnerë me maska, djemtë që kapin topat me doreza. Dita e parë e Bundesliga ngjason me implementimin e kinemasë 3D. Një përvojë e pakëndshme, por në një farë mënyre e domosdoshme.  Disa ekipe fituan, të tjerë humbën, disa meritonin më shumë, të tjerët ishin me fat. Gjëra që janë në thelb normale, si golat e Lewandowski dhe Haaland. Gjithsesi futbolli u rikthye. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballemi.

https://twitter.com/DiFrancescoM93/status/1261701472649183234?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1261701472649183234&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.ultimouomo.com%2Fritorno-bundesliga-momenti-strani%2F

Duke qenë se futbolli kudo po afron edhe në momentin e së vërtetës, duhet thënë se dita e parë e Bundesliga “të re” na jep dy arsye për reflektim. Gjermanët kanë treguar se një kampionat i vërtetë mund të luhet edhe në këtë situatë anomale. Aspekti i dytë ndikon në ndjeshmërinë e njerëzve. Një muaj më parë, pamjet e kamionëve duke transportuar kufomat e koronavirusit në Itali ishin trishtuese, ku futbolli ishte gjëja e fundit në mendjen e njerëzve.

Pandemia vazhdon, me mijëra të infektuar çdo ditë. Kjo gjë, në njëfarë mënyrë na pengon ti përjetojmë gjërat me buzëqeshje. Por, bota po mundohet të gjejë normalitetin. Futbolli gjithashtu mund të ndihmojë. Bundesliga ka qenë ndër kampionatet e para që e ka kuptuar këtë gjë, sepse siç thotë Ibrahimovic “Po e thanë e bëjnë“.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë