Dritë jeshile nga Bundesliga 5 zëvendësimeve për tu kryer në tre etapa gjatë ndeshjes, sipas propozimit të Ifab. Kampionati gjerman do të jetë i pari që do të eksperimentojë këtë risi për rifillimin e kampionatit pas ndalesës për shkak të pandemisë së Koronavirus. Një ndërprerje e katërt për të bërë zëvendësime do të jetë e mundur vetëm në rast të kohës shtesë në ndeshjet e playoff për promocionin dhe rënien nga Kategoria. 36 klubet që formojnë Ligën gjermane të futbollit (Dlf) kanë votuar gjithashtu në favor të një shtyrje të mundshme të fundit të kampionateve edhe përtej datës 30 qershor.
Jo vetëm kaq. Gjatë sezonit 2019/20, do të jetë mundësia edhe për të luajtur një ndeshje në një tjetër stadium me një njoftim të shkurtër për arsye të domosdoshme, ligjore, organizative dhe/ose të sigurisë. Kjo për shkak se është e mundur që efektet e pandemisë së koronavirusit të mund të zhvillohen me një infeksion të përhapur vetëm rajonal ose lokal, gjë që mund të bëjë të pamundur luajtjen e një ndeshje në vendin e synuar, duke lënë të hapur mundësinë për ta zhvilluar në një zonë tjetër.
Protokolli i mjekësor parashikon edhe teste vullnetare për familjet e futbollistëve. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera kanë patur qëllim të japin siguri dhe të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




