Futboll

Bundesliga ‘ndalet’ në Hamburg, atje ku vendasin nuk fitojnë prej 16 vitesh ndaj Bayern

Nga Gazeta “Si” – Ndërsa përgatiten për sfidën e javës së 20-të kundër Bayern, Hamburg do të kërkojë frymëzim te fitorja e fundit ndaj bavarezëve, e arritur 16 vite më parë.

Por çfarë tjetër po ndodhte në Botë në vitin 2009? Le të bëjmë një udhëtim pas në kohë…

Hamburg i drejtuar nga Bruno Labbadia ishte i njohur për stilin intensiv të lojës dhe kryesonte në Bundeslig përpara javës së 7-të kur priste Bayern-in e Louis van Gaal, i cili ndodhej vetëm në vendin e 7-të.

Një nisje pa humbje e sezonit 2009/10 ishte situata ideale për ekipin nga Veriu i Gjermanisë, i cili kishte fituar 4 dhe barazuar 6 nga 7-të ndeshjet e para.

Gjithashtu kishte shënuar 17 gola – më shumë se çdo skuadër tjetër në kampionat – dhe kishin pësuar vetëm 7.

Skuadra e Van Gaal ishte gati ta kuptonte nga afër forcën e Hamburg.

Trajneri holandez la pushim si Miroslav Klose-n ashtu edhe Mario Gomez, duke zgjedhur të aktivizonte në sulm të riun Thomas Müller dhe ish vendasin Ivica Olić.

Në fund të ndeshjes, Van Gaal kishte në fushë njëkohësisht Gomez, Klose, Müller, Ribéry dhe Robben – por asnjëri prej tyre nuk arriti të gjente rrugën drejt portës së Frank Rost.

18 minuta nga fundi, kroati Mladen Petrić shënoi me kokë pas një krosimi nga Zé Roberto, duke zgjatur serinë pa humbje të Hamburg ndaj bavarezëve në 6 ndeshje.

Po çfarë tjetër po ndodhte në Botë ato kohë?
– Një vit më parë, Barack Obama ishte zgjedhur presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
– Angela Merkel ishte prej pothuajse 4 vitesh në mandatin e saj si Kancelare e Gjermanisë.
– Michael Jackson, që ndërroi jetë në Qershor 2009, vazhdonte të ishte muzikanti më i shitur në Botë.
– 7 Mars: Neymar debutonte me fanellën e Santos.
– 5 Korrik: Roger Federer mposhti Andy Roddick në Wimbledon për të fituar titullin e tij të 15-të “Grand Slam”, një rekord për kohën.
– 28 Gusht: Shpërbëhet grupi legjendar i rock-ut, Oasis.
– Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Džeko – tani pjesë e Schalke 04 – e mbylli sezonin 2009/10 si golashënuesi më i mirë me 22 gola.

Nëse përballja e fundit mes skuadrave shërben si tregues – një fitore 5-0 për Bayern në javën e 3-të – atëherë Hamburg do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë “makinerinë” e Vincent Kompany këtë fundjavë.

Megjithatë, Hamburg ka treguar së fundmi më shumë siguri në mbrojtje, duke ruajtur 2 ndeshje rradhazi portën e paprekur.

Kundër Borussia Mönchengladbach dhe rivalëve të qytetit, St. Pauli.

Ndaj pyetaj që ngrihet është – A do të arrijnë ata tre ndeshje rradhazi pa pësuar gol kur të presin kryesuesit e kampionatit në javën e 20-të?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë