Gazeta Si – Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën mbrëmjen e të hënës, pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë.
Mësohet se bëhet fjalë për K.L., nga Klosi, i cili punonte si zjarrmëtar në një galeri private në Zonën e Parë në Bulqizë.
Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente tragjike në minierat e vendit tonë, ndërsa vetëm për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në miniera 4 minatorë.
Sipas informacioneve janë mbi 15 të plagosur rëndë gjatë aksidenteve në galeri për 2022-shin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




