Gazeta Si – Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Bulqizë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Policia tha ser në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M.D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




