Motosport

Bulega-Toprak-Locatelli, Triumvirat në Assen

Nicolò Bulega kthehet fitues në “Superbike World Championship” në fundjavën e zhvilluar në Assen, për të 4 herë këtë vit. Sam Loëes (Elf Marc VDS/Ducati) nuk e shfrytëzoi nisjen nga pole position dhe Bulega (Aruba.it Ducati) përfitoi duke marrë kryesimin e garës së parë. Andrea Locatelli (Pata Maxus Yamaha) lëvizi shpejt për tu renditur i dyti ndërsa Danilo Petrucci kompletoi podiumin me 14 sekonda pas fituesit. Razgatlioglu u rendit në vendin e 4 përpara Iker Lecuona dhe Xavi Vierge.

Zona e pikëve në Assen

Dita e fundit në “WorldSBK” në Katedralen e Shpejtësisë në Assen filloi me “Superpole Race”. Pas shiut të së shtunës pista qëndroi e lagur edhe 10 xhirot e para. Toprak arriti fitoren e parë të karrierës në pistë të lagur pas parakalimit të Nicolo Bulega-s (Aruba.it Racing – Ducati) që u tërhoq për problem teknik. Sam Lowes (ELF Marc VDS Racing Team) e shfrytëzoi mundësinë duke realizuar podiumin e parë në “WorldSBK” me vendin e 2 në të njëjtën pistë ku vëllai i tij arriti fitoren e parë në vitin 2014. Në vendin e 3 u rendit Alvaro Bautista për të të 112 podium në karrierë, të 12në Assen.

Vëllezërit Lowes në Assen, klasifikimi i përgjithshëm dhe Locatelli pas 4 vitesh sërish fitues

Andrea Locatelli fitoi garën e dytë në “Superbike World Championship” në Assen në një kthesë dramatike për “leader’in” Nicolò Bulega. Edhe kampioni në fuqi, Toprak Razgatlioglu përjetoi një pasdite të vështirë. Italiani në bordin e Yamaha-s u shkëput më shumë se 2 sekonda për fitoren e parë të sezonit. Bautista u rendit i dyti, përpara Gardner në të 3. Sam Lowes e mbylli garën në vendin e 4 përpara Axel Bassani-t (bimota by KRT) i ndjekur nga shoku i skuadrës Alex Lowes që parakaloi Razgatlioglu në xhiron e parafundit. Turku humbi duelin edhe me Iker Lecuona (Honda HRC) dhe e mbylli në vendin e 8.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë