Airbnb është në një formë jashtëzakonisht e mire akomodimi në vendet bujtëse, duke marrë parasysh se pandemia COVID-19 ka shkatërruar biznesin e udhëtimeve. Kompania që jep prona me qira pati shumë humbje në gjysmën e parë të vitit, por që atëherë i është kthyer fitimeve. Biznesi është mbajtur pjesërisht falë më shumë “pushimeve”. Dhe kompania po ecën përpara me IPO (ofertë publike fillestare) e cila pritet të mbledhë më shumë se 3 miliardë dollarë. Kur aksionet e Airbnb të fillojnë tregtare të enjten, tregu mund ta vlerësojë kompaninë në më shumë se 40 miliardë dollarë. Por mikpritësit e Airbnb, të cilët reklamojnë pronat e tyre në këtë sit, janë në një pozitë më të pasigurt. Edhe atje ku kufizimet e bllokimit janë hequr, jo të gjithë kanë parë që tu nisin rezervimet. Sipas një raporti më të fundit, një mënyrë marketing për drejtuesit e strukturave Airbnb është që të joshin bujtësit sërish është pastrimi I strukturave.

Studiuesit në Universitetin e Nevada, Reno dhe Universiteti Clemson ekzaminuan të dhënat e rezervimeve për 6,460 prona të renditura në Airbnb në Austin, Texas midis korrikut 2018 dhe korrikut 2020. (Qyteti nuk frenoi udhëtimet kur u përhap COVID-19, që do të thotë se çdo rënie në rezervime mund t’u atribuohet preferencave të vizitorëve sesa kufizimeve.) Ata gjithashtu përdorën një algoritëm për të përpiluar një listë fjalësh të lidhura me pastërtinë në rishikimet e Airbnb, e cila më pas u përdor për të vlerësuar pronat në Austin. Secili vlerësohej se perceptohej si i pastër, nëse mjaft bujtës të tjerë e përshkruanin atë si të tillë, ose nuk perceptoheshin si të pastër kur vlerësimet nga bujtësit ishin të tilla.
Efekti i menjëhershëm i COVID-19 në tregun e qirave të Austin ishte drastik: numri i listave ra me rreth 25% në fillim të pandemisë, ndërsa të ardhurat dhe shfrytëzimi i strukturave ranë përkatësisht me 22% dhe 20%, për pronat akoma në faqe. Prona të perceptuara si të pastra, megjithatë, rikuperuan pjesën më të madhe të këtij deficiti gjatë verës, duke zbutur efektin e mëparshëm të COVID-19. Nga korriku, të ardhurat mesatare për një pronë të pastër ishin madje një % të konsiderueshme më të lartë se një vit më parë. Në përgjithësi, kontrolli për faktorë të tjerë të tillë si karakteristikat e një prone dhe kërkesa sezonale, nënkuptonte një humbje mesatare mujore të të ardhurave prej 35 $ për secilën pronë të pastër midis marsit dhe korrikut. Kjo krahasohet me një rënie prej167 $ në muaj për ato prona që nuk perceptohen të jenë të pastërta. Autorët ia atribuojnë këtë një rritjeje të pjesës së tregut për akomodimin higjienik, sesa një rritje oportune të çmimeve.

Airbnb e ka kuptuar që pastërtia është asi nën mëngë i besimit konsumator në kohën kovidiane. Që nga tetori kompania mëmë u ka kërkuar zotëruesëve të pronave në të gjithë botën që t’i përmbahen udhëzimeve të rrepta të pastrimit, duke përfshirë përdorimin e dezinfektuesve të aprovuar nga kompania. Disa mikpritës mund të shprehin keqardhje për mundin dhe shpenzimet shtesë të nevojshme për të siguruar të ftuarit se akomodimi i tyre është i sigurt. Por ia vlen barra qiranë./The Economist/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




