Gazeta Si – Gigi Buffon nuk do të largohet. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, takoi ish-portierin për të sqaruar të ardhmen e kreut aktual të delegacionit italian.
Buffon kishte shprehur dyshime për qëndrimin e tij pas eliminimit të kombëtares në Kampionatin Evropian 2024, por Gravina e bindi për nevojën për t'i dhënë një dorë skuadrës edhe në fazën e ardhshme, e cila fillon me ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve dhe do të vazhdojë me kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Kështu, Buffon do të jetë ende pjesë e drejtimit të delegacionit të kombëtares italiane që në shtatorin e ardhshëm.
“Bluja është lëkura ime e dytë, jam i lumtur që mund të vazhdoj rrugën si trajner që filloi më pak se një vit më parë në ekipin kombëtar, falënderoj presidentin Gravina për vlerësimin e tij dhe, siç kam bërë gjithmonë në karrierën time, do të jap gjithçka për kombëtaren”, - e komentoi Buffon rinovimin e kontratës me FIGC-në.
“Për më tepër, muajt e fundit kam qenë në gjendje të marr njohuri dhe profesionalizëm që shpresoj të jetë e dobishme për zhvillimin e Club Italia dhe forcimin e të gjitha skuadrave italiane”, shtoi Buffon.
“Gigi është një burim i jashtëzakonshëm për FIGC-në dhe për ekipin kombëtar, - shpjegoi Gravina, - ai është përfshirë në rolin e ri me disponueshmëri dhe profesionalizëm të madh, e falënderoj që dëshironte fort të vazhdojë të japë kontributin e tij për kauzën e “axurrëve”. Në përputhje me atë që ishte shpallur në ditën e prezantimit të tij, pas marrjes së diplomës si drejtor sportiv në kursin e Coverciano-s, synoj ta përfshij edhe atë në një rol më operacional brenda strukturës. Konfirmimi i tij ishte objektivi im i parë për rinisjen e kombëtares dhe përfaqëson një lajm të madh për të gjithë futbollin italian”, - shtoi numri një i Federatës Italiane të Futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.