Në një mbledhje investitorësh ditën e dielë lidhur me zhvillimet në tregun e kriptomonedhave, investitori Warren Buffet dhe zëvëndësi i tij Charlie Munger vazhduan të mbanin të njëjtin qëndrim skeptik mbi to.
Charlie Munger u shpreh se kriptomonedhat janë krijuar nga asgjëja dhe është një ndihmesë e madhe për veprimtaritëb kriminale. “Më nervozon shumë rritja e vlerës së monedhave digjitale”,- tha Munger.
Sipas Munger, kriptomonedhat janë lehtësim për njerëzit me qëllime të liga dhe dëmtojnë civilizimin e shoqërisë sonë.
Vetë Buffet në një konferencë për gazetarët refuzoi të jepte komente negative pasi do të mërziste shumë njerëz që kanë investuar në Bitcoin, por ai ra dakord me kolegun e tij Munger.
Më parë Buffet e ka quajtur Bitcoin deluzional dhe helmues . Munger e cilëson si “flori artificial”. Të dy mund të quhen etër të ekonomisë botërore dhe shumë detaje në tregun e monedhave digjitale, si p.sh luhatja i bën ata të dyshojnë në vërtetësinë e këtij tregu.
Burimi: Forbes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



