Ekonomi

BSH rrit normën bazë të interesit. Sejko: Inflacioni do të luhatet në 5-6%

Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 për qind duke e çuar në 1 për qind.

Në një konferencë për mediat ku foli për goditjen e Shqipërisë nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve, Guvernatori Gent Sejko tha se norma e inflacionit do të luhatet në 5-6%.

Sejko shtoi se ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit e kanë patur çmimet e ushqimeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se pavarësisht situatës së krijuar në tregjet e huaja, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë periudhës në vijim.

“Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet. Informacioni i ri, sugjeron se ekonomia botërore do vijojë të përballet me çmime të larta të ushqimeve. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve të konsumit, shënoi rritje në tremujorin e parë. Inflacioni në Shqipëri është ndikuar nga çmimi i ushqimeve, naftës. Trendi rritës i inflacionit, tregon rritjen e kërkesës dhe punësimit. Këto të dhëna kanë qenë të larta, gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar.

Ecuria e mëtejshëm e çmimeve, do ndikohet nga vijimi i konfliktit në Ukrainë. Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja, sinjalizojnë se çmimet në tregjet e larta do mbeten të tilla gjatë vitit 2022. Projeksionet globale të inflacionit, janë për sipër.

Ekonomia ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje. Aktiviteti ekonomik ka kaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit. Rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë. Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e kërkesës së huaj, ambient i favorshëm financiar.

Rritja ekonomike është pasqyruar në rritjen e nivelit të punësimit. Të dhënat e INSTAT u rrit me 2.1% në terma vjetor. Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet gjatë vitit 2022. Rritja ekonomike do mbetet pozitive edhe nëse goditjet do të jenë më të forta se ajo që kemi vlerësuar. Sipas skenarit bazë, inflacioni do luhatet në nivelin 5-6% për pjesën tjetër të mbetur të vitet. Gjatë vitit 2023 do vijë me ulje”, tha Sejko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë