Ekonomi

BSH: Masat monetare do të mbeten të pandryshuara. Ka ende rrezik

Në raportin e politikës monetare nga Banka e Shqipqërisë u njoftua se normat e ulëta të interesit do të jenë akoma funksionale ndonëse ekonomia po jep shenja të rimëkëmbjes ekonomike.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi vazhdimin dhe për tre muaj të tjerë të aksesit të pakufizuar të bankave tregtare në likuiditet.

BSH-ja vlerëson pozitivisht projeksionet për të ardhmen. Vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, si dhe rikthimi i besimit në nivelet historike, do t’i hapin rrugë zgjerimit progresiv të aktivitetit ekonomik gjatë viteve 2021 dhe 2022. 

“Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022. Rimëkëmbja e plotë e ekonomisë dhe rritja e qëndrueshme e inflacionit drejt objektivit duhet të vijojë të mbështetet nga një profil stimulues i politikave ekonomike.”

Sipas Bankës, rreziku është prezent akoma në periudhë afatshkurtër, por në atë afatmesme shihet më e balancuar, deri atëherë politikat monetare do të qëndrojnë të lehtësuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë