Ekonomi

BSH tregon se ku na rrezikon lufta në Ukrainë

bsh

Nga Gazeta “SI” Në raportin e stabilitetit financiar, të prezantuar nga departamenti i Stabilitet Financiar, Banka e Shqipërisë, (BSH), sugjeron përshpejtimin e një reforme strukturore në fushën e sigurisë energjitike dhe ushqimore.

Në muajin e tretë të luftës në Ukrainë, BSH tregon se ku ka ndikuar dhe ku pritet të japë efektet në vendin tonë.

Sipas tyre, ekonomia e Shqipërisë ishte shumë pranë rimëkëmbjes së plotë gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021, kur ndikimi i pandemisë ishte lehtësuar tashmë.

Por, periudha përmbyllëse e vitit të shkuar, pati tendencë rënëse për ekonominë, për shkak të valës së Omicron që erdhi në vend. Kjo tendencë vazhdoi njësoj edhe gjatë nisjes së vitit, më nisjen e pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas BSH-së, efekti i kësaj luftë në vendin tonë, do të zgjasë më shumë se 1 vit.

Lufta në Ukrainë, ndikoi në uljen e konsumit dhe investimeve në Shqipëri, e sigurisht në rritjen e inflacionit të përgjithshëm. Specifikisht në naftë, energji dhe ushqime.

Nga kjo situatë, BSH pret një përkeqësim të deficitit buxhetor dhe bilancit tregtar. Por mund të ketë dhe recesion ekonomik në vende të caktuara.

BSH parashikon që ndikimi më i madh i konfliktit rus, të jetë në sektorin e shërbimeve, për shkak të reduktimit të turistëve ukrainas. Por nuk do të ketë më pak efekt në sektorin energjtiik, ndërtim dhe drithërat.

Siç Guvernatori Gent Sejko tha më herët, bankat tregtare në Shqipëri nuk janë të ekspozuara ndaj Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë, ndaj ndikimi në këtë sektor do të jetë i papërfillshëm. Por bankat e nivelit të dytë, shqetësohen për sulme të mundshme kibernetike.

Importet e lëndëve djegëse nga Rusia në vendin tonë përbëjnë vetëm 4% të totalit, pro ai i drithërave 40% të totalit. Importet nga Ukraina cilësohen në nivele të parëndësishme.

Bankat shqiptare janë të ekspozuara me 3.4% të kapitaliat aksionar ndaj Rusisë.

Stabiliteti i ekonomisë në 6 muajt e fundit 2021 sipas BSH

Deri pak para fundit të 2021-shit, situata ekonomike e Shqipërisë paraqitej e qëndrueshme, me rritjen e pritshme të inflacionit, konsumit, eksporteve dhe investimeve. Për të njëjtën periudhë pati edhe ulje të papunësisë në vend.

Për 6 mujorin e dytë të vitit, kredia për individë u zgjerua, tregon BSH.

Gjatë kësaj periudhe, bankat u përballën me 67.126 aplikime për kredi, 21% më pak nga e njëjta periudhë e një viti më parë. 7% e totalit të kredive u kërkua nga bizneset, në valutë, ndërsa 93% nga individë, në monedhë. 18.5% e tyre janë refuzuar.

Fitimi i sektorit bankar u rrit me 30%.

Bankat me kapital shqiptar ishin ato që preferoheshin më shumë nga individët, ndërsa ato me kapital të huaj më shumë nga bizneset.

Depozitat u rritën gjithashtu me 11% për të gjithë vitin, dhe familjet shqiptare mbanin 21 triliardë lekë, 9 herë më shumë se sa detyrimet.

Në vend u rritën investimet nga jorezidentët me 40 mln euro më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë