Ekonomi

BSH: Do të rrisim stimulin monetar vetëm në rastin e një mbyllje të dytë totale

Banka e Shqipërisë është optimiste për situatën ekonomike në të ardhmen e afërt.

Ajo thotë se kushtet aktuale nuk diktojnë një prognozë negative të ekonomisë dhe si rrjedhojë nuk do të ketë nga ana e bankës një stimul të rritur monetar.

Por shton ajo, stimuli ka hapësirë për tu përdorur dhe banka është gati vetëm në rastin e një izolimi të dytë.

Banka i është përgjigjur interesit të Gazetës “Si” nëse do të ketë stimul shtesë në kuaddër të valës së dytë të koronavirusit dhe masave të marra.

“Kufizimet prekin vetëm lëvizjet e individëve, do shohim impaktin, por nuk krahasohet me impaktin e marsit. Më vonë nëse do ta gjykojmë për masa shtesë, do ta shohim. Nuk jemi në rrethanat ku është e nevojshme një stimul i mëtejshëm” – thotë BSH.

Banka e Shqipërisë gjatë prezantimit të Politikës Monetare online për tremujorin është shprehur se gjatë verës ka patur zhvillime pozitive në tregjet financiare dhe gjallërim të aktivitetit ekonomik.

Banka rikonfirmon trendin pozitiv për 2021, por rreziqet për projeksionin mbeten të vlefshme

Ajo parashikon që ka një premisë pozitive për rekuperimin e ekonomisë gjatë 2021-2022 dhe prognoza për këtë vit është për një tkurrje më të ulët se parashikimi I fillimit.

Inflacioni parashikohet  brenda objektivave në 2022, kurse deficiti është në nivelin e  5 % të PBB-së në fund të nëntë mujorit.

Banka rithekson se prognozat bëhen duke patur parasysh skenari bazë pozitiv me proapailitet më të madh realizmi.

Nëse gjërat do të ndryshojnë për nga kahu negativ, banka thotë se do të ketë efekte si tek bizneset, kosnumatorët dhe aktiviteti ekonomik në tërësi, por kjo do të varet sipas Bankës nga masat e autoriteteve.

Në rast të përkeqësimit të situatës Banka nuk mendon se një moratorium i mundshëm i kredive, nuk do të ishte stacioni i parë i zgjidhjes.

Por thotë ajo, marrëdhënia e huamarrjes është një marrëdhënie mes bankës dhe biznesit, nuk ka nevojë për imponim nga BSH nëse ata bien dakord dhe iu përputhen interesat.

Banka sugjeron se në këtë situatë, politika fiskale duhet të ruajë kahun stimulues për të mbështetur ekonominë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë