Para

BSH bleu 117 mln euro gjatë 2021-shit për të stabilizuar kursin. Anulohen ankandet e prillit

Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 4 ankande të blerjes së valutës vetëm për tremujorin e katërt të vitit 2021, ku u blenë në total 25.8 mln euro. Për të gjithë vitin, BSH bleu 116.8 mln euro, sa tetëfishi i shumës së blerë një vit më parë.

Kjo ishte dhe për shkakun se pandemia anuloi disa nga ankandet e zhvilluara për blerjen e euros që të shmangej rritja e kërkesës së euros dhe mbrojtja e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit.

Për vitin 2022 ishte parashikuar një rritje e mëtejshme e vlerës së valutës së blerë në ankande, deri në shumën e 200 milionë eurove. Por, presionet inflacioniste mbi kursin e këmbimit të lekut dhe pasguria që po përfshin tregjet bënë që Banka e Shqipërisë të vendoste sërish një pezullim të përkohshëm të ankandeve, të paktën për marsin dhe prillin.

Këto ankande për blerje të valutës, euros në këtë rast, si monedha e huaj më e përdorur në vendin tonë, kryhen në funksion të rritjes së rezervës valutore, e cila shërben si mjet stabilizues për kursin e këmbimit. Kjo ndodh kur leku nis të zhvlerësohet kundrejt euros. Rasti i fundit i ndërhyrjes nga BSH ishte 23 dhjetor 2021 kur euro po rritej shpejt dhe po zhvlerësonte lekun, duke detyruar Bankën të ndërhynte me, mld lekë në tregun e parasë.

Në janar të këtij viti rezerva valutore e vendit kishte vlerën e pothuajse pesë miliardë eurove, duke qëndruar pranë niveleve më të larta historike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë