Kosova

Brukseli ndryshon oraret e takimit Kurti-Vuçiç-Borrell

Nga Gazeta ‘Si’-Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për orën 15:00, do të nisin nga ora 16:30.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takojë fillimisht kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:30, ndërsa gjysmë ore më pas do të zhvillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media.

Takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, përfundoi pa ndonjë dakordësi.

Ata diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në shkurt të atij viti, por nuk u dakorduan për mënyrën.Dhjetë ditë më vonë, më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë