"Brozoviç? Nuk e di si ia bën që ha aq shumë. Kur e pyes për këtë gjë, ai më tregon qiellin dhe thotë: ‘sallami, sallami’. Nëse do të haja sa ai, do më duheshin katër ditë të merrja veten".
Janë fjalë të mbrojtësit Dejan Lovren nga grumbullimi i skuadrës kroate, që po përgatitet për ndeshjen me Spanjën, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Euro 2020. Lovren ka treguar një histori të mesfushorit të Interit, që me sa duket, kur është puna për të ngrënë, nuk do t’ia dijë për dietën sportive.
“Para finales së Botërorit në Rusi hëngri dy kilogramë sallam, dy kruasanë dhe piu “coca cola”. Pastaj bëri 15 kilometra në fushë pa asnjë lloj problemi”, - është shprehur duke qeshur mbrojtësi kroat, duke zbuluar “sekretet” e shokut të skuadrës. Brozoviç është një lojtar shumë i rëndësishëm, si për Kroacinë, ashtu edhe për Interin. Mesfushori është një maratonomak i vërtetë, edhe pse ushqimi që konsumon, duket pak i rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.