Futboll

Brozoviç 3-4 javë jashtë, tani Inzagi është i detyruar t’i besojë Asllanit

Gazeta Si – Ankth tek Interi pas dëmtimit të Marselo Brozoviç, një nga lojtarët kyç të formacionit. Mesfushori u detyrua të linte fushën për shkak dëmtimi gjatë ndeshjes Kroaci-Austri në Ligën e Kombeve.

Ai u dëmtua vetë, pa marrë asnjë goditje. Brozoviç dyshohet se ka pësuar nëj tërheqje dhe sipas trajnerit Zllatko Daliç, mund të qëndrojë jashtë fushave 3-4 javë. Një situatë që favorizon aktivizmin e Kristjan Asllanin, deri tani i mbajtur në stol nga trajneri Inzagi.

Marselo Brozoviç. Gazeta Si, 26 shtator 2022

Sipas shtypit italian, për ndeshjen e fundjavës me Romën Asllani do të jetë patjetër titullar. Por në kampin e Interit shqetëson më shumë ndeshja e 4 tetorit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Edhe në këtë ndeshje mesfushori kroat do të mungojë.

Interit duhet të përballojë një seri ndeshjesh shumë të rëndësishme pa regjisorin e tij. Ky është shansi i mirë i Asllanit, lojtarit të Kombëtares, i cili kaloi në verë tek Interi pikërisht për të zëvendësuar kroatin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë