Nga Gazeta Si – Armando Broja i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të qëndrojë në Premier League. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Town.
Pasi Chelsea u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë” e Londrës. Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë menjëherë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa. Debutimi I Armando Brojës do të jetë që në këtë fundjavë kur Ipswich Town do të përballet me kampionët e Mnchester Cityt.
Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.
Ndërkohë edhe sulmuesi tjetër kuqezi Rei Manaj i rilindur tek Sivasspori në edicioni e shkuar me 18 gola, mbetet me një të ardhme të paqartë. Sipas mediave turke Trabzonspor ka ofruar tre lojtarë në këmbim për të marrë 27-vjeçarin. Nga ana tjetër Sivasspor ka refuzuar emra si Founta, Teklic dhe Bozok, ndërsa kërkon një shifër mbi 10 milionë euro për Manaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.