Kombetarja

Broja nuk ia del, Silvinjo: Me Çekinë mund të ndodhë gjithçka, vendimtar është nëntori

Gazeta Si - Trajneri Silvinjo ka folur sot për ndeshjen e nesërme me Çekinë, të cilën e quajti shumë të rëndësishme, por jo vendimtare. Ai theksoi se gjithçka vendoset në nëntor. Braziliani dha lajmin se Broja nuk do të jetë gati, ndërsa për sfidën e nesërme u shpreh se mund të ndodhë gjithçka:

“Ne kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, por jo përcaktuese. Jemi të ndërgjegjshëm se janë tri finale për ne dhe nesër luhet e para. Nuk është e lehtë, është e vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe kanë pësuar vetëm 2 gola.

Kemi bërë mirë deri këtu, forca e kësj skuadre është djersa, shpirti, gjithë njerëzit që janë këtu. Është një situatë e bukur, por ne e kemi të qartë se kemi akoma për të bërë. Ka shumë entuziazëm jashtë, por brenda skuadrës nuk është problem, ne kemi punuar shumë mirë.

Broja? Ai ka një shqetësim dhe më vjen keq ta them se nuk ia ka dalë. Ne kemi folur me mjekët, kemi qenë në kontakt edhe me stafin mjekësor të Çelësit. Për Gjasulën është gjithçka në rregull, është bashkuar me grupin. Ndeshja me Çekinë është e rëndësishme, siç e thashë, por jo vendimtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në nëntor vendoset kualifikimi dhe atëherë do të flasim.

Tifozët? Ne në fushë shkojmë të bëjmë më të mirën, me gjithë shpirt, pastaj gjërat taktike dhe strategjia janë gjëra të tjera. Mund të jetë si në ndeshjen e parën, janë të rrezikshëm në zbritjet e tyre, në tranzicion. Duhet ta përgatisim sa më mirë ndeshje. Japim zemrën në fushë për tifozët, kjo nuk na mungon asnjëherë.

Mund të ndodhë gjithçka nesër, ne duhet të bëjmë hapin e radhës përpara. Pastaj llogaritë, siç e thashë, bëhen në nëntor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë