Gazeta Si – Po afron ndeshja me Izraelin, ku Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli sot në konferencë shtypi bashkë me mesfushorin Qazim Laçi, theksoi se skuadra është gati.
“Mendoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe duhet fitorja te të dyja. Me trajnerin po bëjmë disa skema për ta fituar ndeshjen në Izrael. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe shpresojmë ta arrijmë.
Nëse më fut trajneri, do të jap maksimumin. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë. Në Tiranë na kanë mundur 1-2, shpresojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë”, – u shpreh Broja fillimisht.
Sulmuesi më tej komentoi edhe situatën te Çelsi: “Për mua nuk ka presion, sepse luaj futboll që 3 vjeç. Nuk kam emocione, luaj për qejf, për fitore dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk ka fare presion.
Bëj stërvitje çdo ditë. E di që është më e vështirë të hysh te ekipi i Çelsit se te Sauthemptoni. Fizikisht jam mirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




