Kombetarja

Broja në formacionin më të mirë, sulmuesi kuqezi përkrah Depait dhe Haland

Pas Berat Gjimshitit pak ditë më parë, një tjetër futbollisti i Kombëtares është përzgjedhur në formacionin më të mirë nga Sofascore, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve. Këtë herë formacioni është bërë duke iu referuar performancës së lojtarëve në ndeshjet e raundit të 6-të të kualifikueseve të Botërorit.

Broja luajti vetëm një pjesë loje, por atij i mjaftuan 45 minuta për të shënuar 1 gol dhe për të dhënë 2 asiste në fitoren e thellë ndaj San Marinos, 5-0. Në bazë të statistikave për atë çfarë sulmuesi kuqezi dha në fushë, është vlerësuar me notën 9.3 dhe përbën treshen e sulmuesit bashkë me dy emra të mëdhenj të futbollit europian, Memfis Depai të Holandës dhe Erling Haland të Norvegjisë.

Formacioni me i mire, sipas Sofascore. Gazeta Si, 9 shtator 2021

Ishte një paraqitje shumë e mirë e Brojës, por sigurisht që ai do të kujtohet më shumë nga tifozët kuqezi për golin e fitores me Hungarinë në fundin e ndeshjes. Lojtari që aktivizohet me Southemptonin në Premier Ligë pritet të jetë gjithmonë e më i rëndësishëm për Kombëtaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë