Kombetarja

Broja i trishtuar, Hysaj e merr nga stoli dhe e çon të festojë me tifozët

Gazeta Si – Fitorja në Andorrë u festua nga të gjithë pjesëtarët e stafit kuqezi dhe lojtarët pas vëshëllimës finale të gjyqtarit rumun, përveç Armando Brojës.

Lojtarët shkuan poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, por Broja ishte dukshëm i trishtuar për paraqitjen e tij dhe u shfaq gati i përlotur, ndërsa të tjerët festonin.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë me Uzinin, i cili dha asistin e golit të shënuar nga Asllani.

Megjithatë, siç i takon një kapiteni, Elseid Hysaj shkoi ta merrte sulmuesin e Burnley-t dhe ta bashkonte me shokët e ekipit për të festuar me tifozët.

Broja, i cili nuk la gjurmë, u zëvendësua në minutën e 59 të ndeshjes me Uzunin, kur sfida ishte e bllokuar ende në shifrat 0-0.

Ai nuk po kalon një periudhë të mirë në Premier Ligë, pasi po luan pak minuta në fushë që duket se nuk mjaftojnë për të pasur një formë të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë