Gazeta Si – Dëmtimi në gju dhe mbyllja e sezonit para kohe nuk i prish planet e merkatos për Armando Brojën, sulmuesin e Çelsit dhe Kombëtares shqiptare. Emri i tij vazhdon të lakohet edhe tani që lojtari është me paterica.
Milani, sipas “La Gazzeta dello Sport”, nuk e ka hequr asnjëherë nga lista sulmuesin shqiptar. Ai konsiderohet madje si lojtari adapt që do të zëvendësonte Zllatan Ibrahimoviçin në momentin që ky i fundit do të tërhiqej.

Broja u fut në ‘radarët’ e klubit të madh italian pas sezonit shumë të mirë që bëri me fanellën e Sauthemptonit. Në verë Çelsi vendosi ta mbante futbollistin shqiptar, të cilin e vlerëson si të rëndësishëm për të ardhmen, por për një ofertë bindëse do ta shiste.
Klubi londinez, para se Broja të dëmtohej, pretendonte të paktën 40 milionë euro për të. Tani duhet pritur deri në verë, kur sulmuesi të jetë rikuperuar dhe Milani të prezantojë ofertën konkrete për Çelsin dhe futbollistin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




