Kombetarja

Broja e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit: Do kthehem më i fortë!

Gazeta Si – Armando Broja e ka mbyllur sezonin. Frika pas dëmtimit në miqësoren me Aston Vilën është konfirmuar nga rezultatet e analizave, që kanë sjellë lajme të këqija për sulmuesin dhe tifozët kuqezi.

Broja ka këputur ligamentin e gjurit dhe duhet të kryejë ndërhyrje kirurgjikale. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Çelsit, që ka inkurajuar futbollistin në këtë moment të vështirë. Pas operacionit sulmuesit të ri do t‘i duhet kohë e gjatë për rikuperimin, kështu që këtë sezon ai nuk mund të luajë më.

Broja feston një gol me Kombëtaren. Gazeta Si, 14 dhjetor 2022

Vetë Broja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa shpreh bindjen se do të kthehet më i fortë. “Është vetëm një pengesë në rrugën e gjatë drejt majës. Jam i vendosur dhe i bindur se do të kthehem edhe më i fortë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar. E vlerësoj shumë”, – shkruan Broja në postim.

Kombëtares shqiptare do t’i duhet kështu të bëjë pa lojtarin e saj më të mirë në ndeshjet e para të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë