Treg

Britania rikthen tarifat roaming me Europën. Kompanitë që nuk pranojnë akuzohen për dëmtim të konkurrencës

Britanikët kanë shijuar roaming falas në çdo vend të Europës për disa vende, por kjo do të ndryshojë në muajt në vazhdim kur operatorët e telekomunikacionit do të rivendosin tarifat post-Brexit.

EE, Vodafone dhe Three kanë njoftuar se tarifat e reja do të vendosen nga 31 janari në 23 maj.

Dy rrjetet e tjera, Virgin dhe O2, dolën jashtë pritshmërive duke treguar se ata nuk do të tarifojnë shërbimin e roaming. Si rezultat klientët e tyre do të përdorin këto operatorë për të bërë telefonat dhe për të dërguar mesazhe pa tarifë shtesë.

Ekspertët thonë se ky vendim i dy mompanive do të sjellë kaos në sektor dhe do të fundosë rivalët, sepse këto do të marrin në dorë të gjithë tregun. 

Shefi i Virgin Media dhe O2, Gareth Turpin, tha se klientët do të tarifohen me 136 euro për dy javë me tarifat e reja të roaming nëse nuk përdorin Virgin.

Shumë njerëz thanë se ata mund të heqin dorë nga EE dhe Vodafone që të bëhen klientë e Virgin, për të shfrytëzuar shërbimin falas në vendet europiane.

Bashkimi Europian hoqi tarifat brenda për brenda bllokut në vitin 2017, por me largimin e Britanisë nga BE, operatorët në Angli mund të rivendosnin përsëri çmime për shërbimin e roaming.

Burimi: CNBC/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë